Më 5 qershor 2020, sipas Dekretit Nr. 204, datë 05.06.1992, këto pasuri duhet të ishin rikthyer në shtet, por nuk ka lëvizje nga qeveria; ndërkohë që kapobandat e sindikatave janë strukur në luks e heshtje të plotë, pas nisjes së reformës në drejtësi, shporrjes së prokurorëve e gjyqtarëve që mernin si konvertim objekte, troje e miliona dhe nuk i preknin; sidomos pas “kryqëzimit” që SHBA, u shefave të tyre politikë në PD, PS e LSI
Të vetmet “shpella hajdutësh” të lëna në harresë e qëtësi; të cilat nuk po preken nga drejtësia e re, janë sindikatat BSPSH-KSSH, dy grupimet me logo, program e statut sindikalizmi që nuk mbrojnë punëtorët.
SPAK, nuk duhet t’u shkojë tek ato, për t’i bërë inventarin e karrigeve, apo për t’u zbuluar kartë-vizitat e restoranteve, resorteve e hoteleve, ku shefat e këtyre grupeve shkojnë bëjnë orgji, por të hetojë e zbardhë, se në cilat duar kriminelësh, oligarkësh e shtetarësh, kanë përfunduar 2.3 miliardë Euro objekte shtëpi pushimi, vila, pallate kulture, ofiçina, shtypshkronja, magazina, troje, qëndra sportive.
Duhet bërë hetimi i këtij krimi gjigand; i cili, 2 vite më parë u planifikua nga prokuroria dhe u mbështet nga SHBA me strukturën “Forca e Ligjit”; por nuk u lejua nga Fatmir Xhafaj, si ministër që drejtonte këtë operacion.
Sepse “kokëbardhi”, përveçse me gruan notere që ka bërë letra fiktive për shitje-qira-dhurime; ishte familjarisht përfitues trojesh e objektesh sindikale në Vlorë, Sarandë e Pogradec; qysh nga koha e Muços së KSSH e Xhekës së BSPSH, vazhduar më pas me dy “ujqërit” Kalaja-Nikolli.
Ky hetim, duhet bërë nga SPAK; për faktin, se në “dyert” e sarajeve të kryehajdutëve të pronave sindikale; nuk çon dot zarfa as OFL-ja, mbasi ata nuk figurojnë të dënuar.
Jo se nuk kanë qenë objekt hetimi penal prokurorie e gjykatash, por sepse kanë shpëtuar nga dënimi, duke u dhënë miliona e dhuruar dhe shitur objekte për “1 copë bukë”, politikanëve, avokatëve të oborreve qeveritare, prokurorëve e gjyqtarëve të dosjeve.
Rasti më tipik, është shpëtimi nga hetimi penal i bandës “Kalaja”, me dhurimin e ish-Kampit të Punëtorëve-Sarandë (Santa Quaranta), me sipërfaqe 1923 m2 objekt e 13 000 m2 truall; dhënë nën maskën e kontratës së shitje-dhurimit me Klement Balilin.
Sipas të dhënave që publikoi komisioni i verifikim-inventarizimit të bërë nga shteti në muajin qershor 2009 e 2016, rezulton se janë falsfikuar e zhdukur dosjet e administrimit të pronave të sindikatave; me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimeve që janë bërë me to.
Por pronat janë në vend, restuuruar nga ata që i kanë marrë me qira e i kanë blerë me letra false; madje në Durrës, Vlorë, Korçë, Shirokë e Pogradec, në vend të godinave e trojeve sindikale, janë ndërtuar kulla, pallate, restorante, PUB-e, motele, fabrika e biznese tregtare shumice.
Ky hetim, duhet të fillojë nga listat e pronave, që BSPSH, KSSH, Sindikatës së Minatorëve e Sindikatës së Naftës (OSPN); kanë marrë me Dekret Nr. 204, datë 05.06.1992; me detyrimin të mos i tjetërsonin por t’i përdornin vetëm për të ardhura, çlodhje punëtorësh e aktivitete sindikale.
Se çfarë ka ndodhur me këto prona; kjo u zbulua gjatë kontrollit të bërë me VKM të datës 23 dhjetor 2009, konstatuar nga Agjencia e Inventarizimit të Pronave të Paluajtshme (AITPP), strukturë në vartësi të Ministrisë së Brendshme.
KUJTESË/ Afati ligjor për përdorimin e pasurive nga sindikata, ka përfunduar më 5 qershor 2020; e sipas Dekretit 204, datë 05.06.1992, duhet të rikthehen në shtet; ndërsa shteti ka Kadastrën që zbulon, se nga cilët dhe si janë bërë pasuri private. Kaq për sot./Pamfleti