Armina Mevlani shpesh ndan këshilla bukurie me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku nuk nguron t’u përgjigjet edhe pyetjeve që i bëjnë.
Sa herë që dikush bie në peshë, shpejt fillojmë të interesohemi për “sekretin” që u erdhi në ndihmë. Përveçse e vështirë, dobësimi shoqërohet edhe me probleme të tjera si strija, lëkurë e varur në zona të ndryshme të trupit, rënie e gjoksit etj.
Prandaj, duke qenë se kohët e fundit edhe Armina humbi disa kilogramë, ndjekësit e pyetën: “Si ka mundësi që gjoksi nuk ka pësuar ndonjë rënie pavarësisht se ke humbur kilogramë?”.
Përgjigja e blogeres tregoi se ajo i kushton rëndësi të veçantë sidomos kësaj pjese të trupit: “Përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”.
Sigurisht që përdorimi i akullit nuk është i zakontë dhe për të mësuar më shumë rreth kësaj metode, ndjekësja i kërkoi disa sugjerime.
“Do të bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni, sepse ndihmon shumë”, ka shkruar ajo.