Më 27 korrik 2020, Fondi i Zhvillimit Shqiptar (FSHZH), me vendim të bordit, të firmsour nga kryetari Erjon Braçe e Nr. Fature 13010560012020, ka trannsferuar në llogarinë personale të Maksim Haxhiajt, shumën 620.200.000 lekë të reja (5 milionë Euro).
Sipas faturës, kjo vlerë është paguar për blerjen e godinës “Poli i Drejtësisë”, që Maksim Haxhiaj, si ortak dhe administrator i biznesit privat “Shoqëria Tregtare Dhoma Kombëtare e Avokatisë”, ia ka shitur qeverisë shqiptare, me Kontratë nr. 180 Rep.; 75 Kol. datë 08.06.2020, për vlerën totale 11.6 milionë Euro.
Shteti, për nevoja emergjence, ka të drejtë të blejë nga bizneset, objekte për zyra e qëllime humanitare, por vetëm sipas ligjit; ndërsa në rastin konkret, rezulton shit-blerje me falsifikime
Ja faktet zyrtare, që provojnë falsifkimin e bërë nga dyshja Rama-Haxhiaj
Vetëm 1 muaj para se të dorëzonte çelësat e pushtetit, me VKM nr. 670, datë 7.8.2013; Sali Berisha i dha falas “shefit të tij të vjetër”, ish-prokurorit Maksim Haxhiaj; 25 000 m2 truall pronë shteti tek fusha e Aviacionit-Tiranë; por me 23 kushte ligjore të pa negociueshme:
Përfituesi i kësaj pasurie pronë shteti, Maksim Haxhiaj në emër të shoqatës, të ndërtonin vetëm godinën “Shkolla e Avokatisë e Shqipërisë” e asnjë lloj aktiviteti tjetër.
Nuk kishin të drejtë, për të shitur as 1 m2 truall e godinë; dhe as të jepnin me qira në shtet apo në subjekte private, pjesë nga sipërfaqja e dhuruar 25 000 m2.
Pa deklaruar burimin e financimit e pa kalim të tyre në bankë; Haxhiaj ndërtoi godinën me 2 kate mbi tokë e 1 kat nëntokë, me sipërfaqe kati 3731 m2 e sipërfaqe totale 14 735 m2.
Por godina e ndërpreu akvitetin si “Shkollë Avokatie”, mbasi interesat e kryeministrit Rama e shërbestarit të tij Maksim Haxhiaj, nuk pyetën për ligj e vendim dhe hartuan një skemë vjedhjeje të 25 000 m2 truall, me falsifikim dosjesh pronësore e të VKM nr. 670, datë 7.8.2013 që ndalon shitjen.
Falsfikimi, provohet me VKM nr. 356, datë 26.02.2020; ku trualli në pronësi të Dhomës së Avokatisë me Akt-dhurim pa tjetërsim (pa shitje); konsiderohet si pronë e Ministrisë së Drejtësisë dhe kalon për efekt shitje, tek Ministria e Financa-Ekonomisë.
Skandali i falsifkimit të bërë nga Rama-Haxhiaj, thellohet me përcaktimin, se trualli do shërbejë për godinën “Shkolla e Avokatisë”; kur godina është ndërtuar e po blihet nga qeveria.
Abuzimi vazhdon po në VKM nr. 356, datë 26.02.2020, që bënë kalimin fiktiv të truallit me falsifikim të dosjes pronësore; kryeministri pranon se ka blerë godinën “Shkolla e Avokatisë”.
Kujtojmë, se pazarin Rama-Haxhiaj e kanë mundësuar bashkëshortët, Alma Hiçka, Ish-Avokate Shteti dhe Envi Hiçka, avokat privat i qeverisë, për gjyqet e PPP në Arbitrazhin Ndërkombëtar.
Çifti “Hiçka”, janë bashkëpronarë në shoqërinë tregtare “Dhoma Kombëtare e Avokatisë” dhe në studion ligjore “Haxhia-Hajdari”; e gjithashtu, të dy burrë e grua, me preferencë të Ramës, janë propozuar kandidatë të Kuvendit, për anëtarë të Gjykatës së Lartë e Kushtetuese./Pamfleti