Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij të Facebook pamjet nga momenti i operacionit të ‘Forcës së Ligjit’ në Shkodër. Falë këtij operacioni u sekuestruan pasuritë e paligjshme të ‘kokave’ të krimit në Shkodër, të cilët kanë lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.
Në videon e shpërndarë nga kryeministri shohim forcat OFL të armatosur deri në ‘dhëmbë’ teksa hyjnë brenda vilave luksoze. Rama e ka shoqëruar postimin vetëm me dy fjalë.
“Pa koment”, shkruan kryeministri krahas videos
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/114965659957485/?t=0