Shkëlzën Berisha, djali i ish- kryeministrit Berisha, është pronar i kompanisë “Logal”, e cila figuron se ka blerë një prone, për të cilën ka marrë një kredi prej 1,8 milionë euro.
Shkëlzen Berisha ka lënë peng disa toka arë, si dhe një godinë, të ndodhur në Marqinet.
Prona e blerë nga djali i kryeministrit tejkalon shumën në fjalë dhe kredia duket se është thjeshtë një justifikim për transaksionin, dhe paguhet nga të ardhura që nuk justifikohen.
Duke qenë se tokat arë në zonën e Marqinetit kanë një vlerë shumë të vogël dhe në pamje të parë, dhe pronat e lënë peng nuk arrijnë të tejkalojnë vlerën e principalit, ka dyshime të bazuara se kredia është garantuar pranë bankës me pare në cash, çka është një rast i pastër pastrimi parash, nëse hetohet nga organet tatimore.