Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Kosovë, kur është takuar me të gjithë faktorët relevantë politikë, duke filluar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e vijuar me kryeministrin Abdullah Hoti, krerët e partive politike e deri tek kreu i bashkisë së Mitrovicës Bahtiri.
Sjelljen e tij si kryeministër i Shqipërisë e ka “rrezatuar” dhe në Kosovë, ku i ka mëshuar fort faktit se Prishtina është shtëpi e dytë e tij dhe se ishte nip Kosove.
I referohet faktit se ka qënë si përkthyes në Kosovë dhe se është kthyer me pare të madhe prej andej, e pakonceptueshme për një përkthyes. Pasuri që në vitin 2005 kur hyri në politikë kapte vlerën e 1 milionë eurove.
Njëherësh nga Kosova është kthyer me akuza të rënda mbi kurriz, mes të cilave dhe ajo e misionit faktmbledhës në përbërje të UNMIK dhe tribunalit të Hagës, ku i ngarkohet dhe akuza se ka kopsitur dosjet e k.rimeve të l.uftës të ish komandantëve të UÇK.
Por dhe një akuzë tjetër akoma më e rëndë: zhdukja e një dëshmie rrënqethëse të v.rasjes së 240 shqiptarëve të Kosovës në Krushë nga forcat serbe, mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Akuza vjen nga kameramani Milaim Bellanica, i cili e ka filmuar këtë m.asakër dhe kasetën ia ka dorëzuar Lulzim Bashës.
Nga ajo kohë nuk është dëgjuar më për këtë kasetë, ndërsa Basha në vizitën në Kosovë të paktën te shkonte dhe të vendoste një buqetë me lule te v.arret e të m.asakruarve nga forcat serbe.
Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për “Insajder”, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të m.asakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u m.asakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut.
Akuza konkrete, nga një njeri me emër dhe mbiemër për Lulzim Bashën është e rëndë dhe ngre disa pyetje, që kryetari i PD-së, duhet t’ju përgjigjet.
Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike?
Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?
Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?
Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro pasuri.
Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamarier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kamariero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë.
Pasuria e Lulzim Bashës në vitin 2004, kur hyri në politikë:
-Shtëpi në Utrecht, Holandë, 510 mijë gulden / 231.500 euro (shitur)
-Apartament ne Tiranë, 205 mijë USD / 171.700 euro
-Apartament në Durrës, 33 mijë euro
-Apartament në Tiranë, 17.500 lekë
-Apartament në Tiranë, 62 mijë USD/52 mijë euro
-Troje 22 100 metra 2 në Tepelenë
-Automjet Mercedes Benz, 72 mijë euro
-Pikturë , 6500 euro
-Orë dore, 5200 euro
-Ore dore, 4500 euro
-Unazë diamanti, 11.500 euro
-Servis porcelani, 6800 euro
-Aksione në NASDAQ, 18 mijë USD/15 mijë euro
-Depozitë bankare, 52 mijë USD / 43.500 euro
-Depozitë bankare, 81 mijë euro
Të ardhura si këshilltar në UNMIK, 80 mijë USD
Të ardhura nga bashkëshortja, 52 mijë euro