Prej fillimit të muajit Korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore ndërsa është fotografuar në shumë shtete në Hemisferën Veriore ku është e dukshme aktualisht.
Kometa mund të shikohet me sy të lirë, ndonëse më e zbehtë, në drejtimin Veri-Perëndim, rreth 1 orë pas perëndimit të Diellit deri rreth mesnatës në horizont.
Afrimi i kometës Neowise me Tokën u zbulua nga astronomët më 27 Mars 2020 ndërsa distanca më e afërt do të jetë në 23 korrik, më pas ndriçimi i kometës do të filloj të venitet. Sipas astronomëve afrimi i rradhës me këtë kometë do të jetë në korrik të vitit 2061./Antonio Çakshiri/ Report Tv