Një debat i fortë është zhvilluar mes avokatit Spartak Ngjela dhe zv-ministrit Julian Hodaj për ligjin anti-KÇK.
Debati nisi kur avokati tha se struktura e re e krijuar OFL nuk është strukturë ligjore.
‘Nuk e njeh ligji këtë strukturë. Kjo u bë për të sfomuar SPAK-un’- tha Ngjela.
Ti se ke lexuar as aktin normative dhe nuk ke lexuar ligjin- ndërhyri zv.ministri i Brendshëm, Hodaj.
‘Mos më ndërhy, ti nuk je askush. Të ka sjellë Edi Rama ty. Nuk je askush ti të bësh debat me mua’- vijoi debatin Ngjela në ‘Open’.