Zyrtarja e marrëdhënieve me publikun në LDK, Gentiana Azemi, shprehet se gjendja e Isa Mustafës është shumë e mirë.
“Gjendja e kryetarit Mustafa është shumë e mirë, nuk ka nevojë për shqetësim. Ju falënderoj juve për interesimin”, tha ajo për FaktePlus.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa njoftoi të premten e kaluar se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai tha se përveç plogështisë, nuk vërente asgjë tjetër.
“Sot, pas analizave të kryera, kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, shkroi ai të premten.
Deri më tani të infektuar me koronavirus nga LDK-ja janë edhe Arben Gashi, Haxhi Avdyli, Visar Hoti e Frashër Demaj.
Nga AAK-ja janë Albena Reshitaj e Rasim Selmanaj, ndërsa nga PDK-ja Eliza Hoxha dhe Abelard Tahiri.