Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana ka përfunduar në hetim nga ana e Komisionit të Etikës, teksa dyshohet si e trukuar. Kjo për shkak se në pjesën e parë bardheblutë fituan me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën u përmbysën me dy gola.
Sipas Top Channel në ndihmë të hetimit ka mbërritur edhe një dosje nga ana e UEFA-s, e cila tregon mënyrën se si janë vendosur bastet.
Sipas Top Channel vihet re se janë tre mënyrat në të cilat janë vendosur bastet. 2/1, pra që në pjesën e parë fiton Tirana dhe në të dytën fiton Bylisi, tjetri bast i preferuar ka qenë lart me gola, që do të thotë shënohen më shumë se tre gola.
Ndërsa, ka pasur edhe një tjetër bast të preferuar atë 1-sh, që do të thotë fitore e Bylisit. Kështu, në total nga bastet e vëna janë përfituar në total 500.000 mijë euro. Ndaj, raporti e cilëson ndeshjen si të fiksuar.