Nesër pritet të mësohet përfundimisht kush do të jenë anëtarët e rinj të qeverisë së Kosovës, ndërsa sot është nënshkruar marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së për formimin e saj.
Pak më herët mediat vendase atje raportuan se Vjosa Osmani ka vendosur të mos pranojë detyrën e kryeparlamentares pasi aspironte postin e ministres së brendshme.
Lidhur me këtë ka reaguar Berat Buzhala i cili përmes një statusi në rrjetet sociale, ka ironizuar krerët e partive në koalicion tashmë duke i akuzuar njëherësh për bashkimin e tyre kundër Osmanit.
Buzhala shprehet se, vendimi është marrë në ‘odën e burrave’ ndërsa e kanë parë të udhës që dikasterin e rëndësishëm ta udhëheqë një i tillë.
Reagimi i plotë:
Burrat e LDK’se jane bo bashke kunder Vjoses. Pjesa e strukturave udheheqese mashkullore ne LDK nuk munden me u pajtu qe nje gru me e udheheqe Ministrine e Puneve te Brendshme.
Aty duhet me kane nje burre, mundeisht me mysteqe. Koalicion te Shpreses pa Vjosen nuk ka. Jo Vjosen si emer i pervecem, por si kuptim. LDK emrat i ka caktu ne ode te burrave. Si ne kohen e PDK’se. Sigurisht MPB’ne ia kane dhane burrit ma te fortit.
I kemi premtu Vjoses bre?
Hiqu bre saj – kane bertite krejt njezeri.
Sa keq.
Tash nuk eshte me koalicioni Albin – Vjose tash eshte koalicioni Albin – Agim. Bravo Agim. Rrotel ishe kane, ama ishalla nuk des pa te pa edhe kandidat per kryeminister