Isa Mustafa ka njoftuar se është testuar pozitiv me koronavirus. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar vetë se është testuar pozitiv për COVID-19. Ai ka konfirmuar lajmin me një postim në rrjetin social Facebook.
“Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, shkroi Mustafa.