Pas shfaqjes së Fevzos në Gjirokastër, e cila u quajt si vizita më e bujshme pas asaj të shokut Enver në mars të vitit 1978, Karmina vendosi të udhëtojë drejt Gjirokastrës për ta parë nga afër këtë gjë dhe për të provuar nëse popullariteti i Fevzos ishte më i madh se i asaj, pasi ajo ka më shumë fansa në Instagram:
“Të dashur fansa!
Besoj i patë në Instagram fotot e Fevzos në Gjirokastër dhe një këngë që kishte ngritur populli aty për vizitën e tij, me vargjet e mëposhtme.
I ngriti supet kalaja
Dielli mbi Çajup seç ngriu
Në qytet u hap haberi
Dilni se erdhi Fevziu
U trondit qafë e Pazarit
Nga fustanella me palë
Kaderja hapi derën
Më la në hije ky djalë
Çabej u fsheh mos dukej
U bë hije Musineja
Në sokaun e të marrëve
Po kalonte serbes Fevzua
Gjirokastër merrja këngës
Të erdhi fati në derë
Tani që kemi Fevziun
S’kemi pse presim Enverë
Unë nuk di shumë gjëra për këtë qytet, por do të provoj të shkoj, meqë Austria dhe Franca nuk po hapin rrugët.
Më gjeni pak autorin e këtij tekstit për Fevzon, që të më bëjë një tekst për muzikë rrep.
Të jeni të sigurtë, se fansat e mi do të bëhen shumë më entuziastë se ata të Fevzos, kur unë të vesh fustanellën.
Dëgjova që paska qenë dhe një grua me emrin Musine nga ky qytet, që ka qenë në burg se paska qenë me PD.
Dhe njëri që bënte libra për gjuhë, më duket Çabej.
Unë në fakt e kam pas inat gjuhën, por qenka interesante të shkoj një herë.
Nuk di a lejohet të bësh selfie tek shtëpia e këtyre që përmendi Fevzo, por do provoj.
Ju lutem kush e ka adresën në Instagram të këtij Kadaresë, ma çoni në inbox që të më lejojë të bëj foto tek oborri dhe pusi.”