Rrjeti social Instagram, i cili përdoret masivisht nga të rinjtë në mbarë botën, ka sjellë diskutime të shumta mbi postimet që bëhen, ku jo në pak raste teprohet me zhveshjen.
Kjo tematikë është diskutuar edhe në emisionin “Pop Culture”, ku të ftuarit kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje me këtë fenomen.
Ndër të ftuarit në emision ishte edhe gazetari Flavio Qarri, i cili e konsideroi vulgaritet fenomenin e zhveshjes në Instagram.
Sipas tij, zhveshja në Instagram është një formë “kuçkllëku” dhe një epidemi që po i përfshinë të gjithë.
“Kur nxjerr brekët që ke poshte rrobave dhe atë foton e poston në Instagram, nuk quhet as nudo artistike as zhveshje, asgjë, është thjesht të nxjerrësh p***** në selamet, më fal për shprehjen.”-tha ai.