Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me anë të paketës “Anti KÇK”, kriminelëve jeta do u kthehet në një ferr.
“Atdheu për ta nuk mund të jetë sheshi për të ekspozuar jetën e tyre luksoze, dhe vilat e tyre, që nuk burojnë nga puna po nga gjaku i komisarëve të vrarë në këto 30 vjet. Nuk mund të jetë ekspozimi i muskujve në klube, apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre. Ju e dini shumë mirë, e dinë shumë mirë pjesëtarët e RENEA-as kanë vënë jetën e tyre në rrezikshmëri dhe janë përballur me kriminelët e rrezikshëm.
Janë përballur me xhamat e makinave të blinduara, ata nuk meritojnë të ecin as me gomar se fyejnë gomarin kur ecin sipër. E dimë sesa shumë herë, subjekte të këtij ligji sot, janë hetuar dje, janë çuar nëpër gjykata dhe i kanë nxjerrë gjuhën të gjithë sakrificave dhe kanë dalë pa i hyrë gjilpërë në këmbë. Jo vetëm ata që janë dënuar por edhe ata që janë akuzuar. Nga nesër duhet të paraqitin provat e biznesit të tyre, u shpreh Rama.