Me 23 qershor Meksika pësoi një tronditje të madhe nga një tërmet me magnitudë 7.5 ballë, i cili e kishte epiqendrën në Oaxaca.
Rastësia e frikshme, peshku që parashikon tërmetet dhe
Kjo ngjarje është lidhur me legjendën e peshkut që paralajmëron tërmetet, pasi një i tillë ishte kapur disa ditë para tërmetit në ishullin Cozumel të Meksikës.
Peshku lis i njohur si “remo”, një gjallesë detare që jeton në thellësi të mëdha ujore deri në 1000 metra, sipas kulturës japoneze parashikon tsunamët dhe tërmetet.
Rastësia e frikshme, peshku që parashikon tërmetet dhe
Fakti që shfaqja e këtij peshku karakteristik përkoi me tërmetin pasues që ndodhi në Meksikë është një rastësi që ka futur në mendime shumë njerëz dhe do u mbetet gjatë në mendje.
Rastësia e frikshme, peshku që parashikon tërmetet dhe
Por pse konsiderohet ogur i keq ky peshk?
Në kulturën japoneze, peshku Remo quhet “Ryugu no tsukai”, që do të thotë “Përcjellës i Zotit Detar”.
Sipas përrallave popullore japoneze, nëse këta peshq shkojnë drejt plazheve, kjo tregon se së shpejti do të vijë një tërmet apo edhe një cunami.
Por legjenda e këtij peshku nuk është krejt e pabazuar, pasi nëse kthehemi vetëm pak vite mbrapa, në 2011, një duzinë e këtij lloj peshku ishte parë në brigjet e Japonisë dhe pak ditë më vonë ndodhi edhe tërmeti Fukushima.
Rastësia e frikshme, peshku që parashikon tërmetet dhe
Kujtojmë që shkencëtarët dhe studiuesit kanë treguar shpeshherë që kafshë të ndryshme mund ta ndjejnë tërmetin para se të bjerë, por fakti që ky lloj peshku jeton në thellësi deri në 1000 metra të bën të besosh që realisht mund të jetë parashikues i sigurte i tërmeteve dhe cunameve disa ditë para se të ndodhin.