Në 27 Qershor pritej të mbahej takimi në Shtëpinë e Bardhë me përfaqësues të lartë të Kosovës, por kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se për shkak të zhvillimeve të reja nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook thotë se për këtë ka njoftuar edhe ambasadorin Richard Grenell.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, thuhet në postimin e Hotit.