Paketa “Anti KÇK” për të cilën Qeveria thotë se ka mbështetjen e SHBA dhe Bashkimit Evropian, është ende një ligj i palexuar prej qeverisë së SHBA.
Një zedhenes i Ambasadës së SHBA në Tiranë, i lutur per te komentuar paketen nga gazeta TemA, tha:
“E vlerësojmë shprehjen nga kryeministri të vendosmërisë dhe vullnetit politik për të luftuar murtajën e krimit të organizuar. Nuk kemi pasur mundësi që ta studiojmë variantin më të fundit të legjislacionit “Anti-KCK.” Presim që të kuptojmë detajet.”
“Delegacioni i BE-së nuk e ka parë Aktin Normativ të miratuar sot dhe nuk mund të komentojë në këtë pikë,” tha ndërkohë delegacioni i BE për BIRN.
Zyrtarisht, paketa u bë ligj me akt normativ, por qeveria nuk e ka publikuar ende.
Përmes një statusi në Twitter, kryeministri Edi Rama njoftoi të premten takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim dhe miratimin e paketës ligjore të prezantuar prej tij si Anti-KÇK, duke i konsideruar ngjarjet njëra pas tjetrës si ‘koincidencë e bukur’.