Një kallamar gjigant doli në bregun e një plazhi në Afrikën e Jugut. Ata që e panë në fillim thanë se ishte ende gjallë, por përmasat e mëdha nuk mundësuan dot rifutjen në ujë dhe fatkeqësisht ngordhi.
Bisha e detit, e dalë në Britannia Bay, në Afrikën e Jugut, një ekzemplar i rrallë i species, është mbi 4 metra i gjatë dhe peshon rreth 270 kg.
Nga deti direkt në Muzeun Iziko në City of Capo, ku po studiohet nga biologët detarë, pasi bëhet fjalë për një ndër kallamarët më të mëdhenj në botë.
Kjo specie, që përfaqëson jovertebrorin më të madh në Tokë është një mister për shkencëtarët kudo në botë.