Në puntatën e ditës së sotme në “Rudina” kanë qenë të ftuar disa prej aktorëve të filmit më të ri të Ermal Mamaqit “I love Tropoja”.
Moderatorja ka qenë vetë në premierën e filmit dhe u shpreh se është kënaqur duke parë filmin dhe ka qeshur pafund.
Teksa aktorët kanë rrëfyer ndjesitë e tyre personale, Rudina nuk ka kaluar pa e komentuar dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në film.
Në këtë moment reagimi i Rudinës krijon kuriozitet sepse Rudina ka bashkëjetuar disa vite me të.
Në momentin kur Ermali filloi të falënderonte aktorët, ai u ndal dhe tek kryeministri Edi Rama.
Dhe Rudina bëri këtë koment:
“Për një moment e ktheu komedinë në horror.”
Ermal Mamaqi: Një tjetër personazh që duan të përmend është edhe Kryeministri Edi Rama që është një personazh kulminant në film. Është daja im.
Rudina Magjistari: Që për një moment e kthen komedinë në horror, kjo duhet thënë. Pastaj, ka një batutë. Por, u trembën të gjithë për një moment.
Mamaqi: Le të themi se ka një këndvështrim të tillë momenti i Ramës në film!