I keni rastisur ndonjëherë në oborrin e pallatit apo në ushqimoren e lagjes tuaj?
Aktori Mirush Kabashi reciton, gastori Erion Kristo mitizon veten, llogaritari Panajot Sako ju orienton si të fshihni vjedhjet, ” dashnori” i Kreshnik Spahiut tregon si shkoi nga periferitë e “Ali Demit” deri në Oxford…
Të gjithë këta që ua përmenda emrin, janë marrë peng dhe kanë krijuar nismën më të re politike në qytet. Kanë dalë kundër establishmentit politik rrangallë të Tiranës e na premtojnë se do sjellin ndryshimin e madh por harrojnë se tutori dhe mentori i tyre është një manivel i ndryshkur i së djeshmes.
Besian Pesha, i vetmi gjirokastrit që nuk di not, ka 17 vjet që noton në ujërat e ndotura të shoqërisë civile dhe batakun e ndotur të politikës domestike. Ortaku i Erion Veliajt në lëvizjen ” Mjaft”, anëtar i partisë LSI të Ilir Metës, zyrtar i qeverive Berisha dhe Rama, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe aktiv në vjedhje asetesh publike, sot parakalon me aktorët e lartpërmendur me projekte dhe platforma virgjërie.
Shikoni me vëmendje fotot ilustruese dhe do ta kuptoni shthurrjen dhe shpartallimin e një lëvizjeje të ngordhur që në embrion. Besian Pesha me Ilir Metën president, Besjan Pesha me Endri Fugën e Edi Ramës, Besjan Pesha zyrtar i energjitikës së Sali Berishës, Besian Pesha me Arb Maznikun e Lali Erit…
Besian mos na torturo merr guximin dhe trego: Nisma Thurrje është shtojcë e LSI-së së Ilir Metës (jo e Monika Kryemadhit) apo e PS-së së Erion Veliajt (jo e Edi Ramës)?