Pak muaj më parë aktori i mirënjohur Xhevdet Feri ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Ai ishte një lajm i hidhur jo vetëm për familjen, miqtë, kolegët, të gjithë dashamirësit e artit, për ata që e njohën nga afër atë, por edhe për gjithë publikun.
Së fundmi, vajza e tij, Bora Feri ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet me babanë dhe nënën e saj, dhe bashkangjitur fotos shkruan:
“Sa i bukur ke qenë mo papi. O bo booo kushedi sa do acaroheshe me mua megjithë këto fotot e tua që të kam ndarë në këto 5 muaj të shkuar.
Por me thënë të drejtën po bëj si çfarë të mundem, sepse në të gjithë leksionet që më ke dhënë në jetë (edhe me ato ozmoze) nuk më ke mësuar si të jetoj pa prezencën tënde). Ja psh edhe në këtë koment do të kishe thënë “Bora je bërë patetike”./noa.al/