Pa tmerrin me sy një indian, kur u tërhoq nën ujë nga një krokodil, pasi i kapi këmbën e djathtë, ndërsa ishte duke notuar në ujërat e Kaliasot Dam në Phophal.
Por, ideja gjeniale e shokut të tij e shpëtoi nga gllabërimi i grabitqarit. Duke e goditur me shkopin e aparatit për të bërë “selfie”, ai e trembi reptilin gjigant dhe kështu shpëtoi jetën e djaloshit.
30-vjeçari Amit Jatav tha se krokodili e kishte zhytur rreth gjashtë metra nën ujë dhe po e çonte drejt pjesës më të thellë të digës.
Jatav iu nënshtrua një operacioni, pasi krijesa i hoqi një copë të këmbës, duke marrë 30 qepje në kofshë.