Sot Luli ka postuar për herë të parë një foto ku duket nëna, babi dhe vëllai. Karmina u surprizua shumë dhe vendosi ta ndajë këtë me fansat e saj.
Të dashur fansat e mij.
Sot isha e lënduar pasi Zenit i hoqën patentën dhe një shtëpi, që ka një grua me patentë dhe një burrë pa patent, nuk ka kuptim. Por pastaj pata një surprizë kur pashë foton e Lulit me familjen e tij.
Ndonjëherë njeriun e rrëmben rutina dhe harron kush është në të vërtetë. Kemi 15 vjet që jemi mësuar ta shikojmë Lulin me vjehrrin, vjerrën dhe Kunatin. Eshtë hera e parë në vend të vjehrrit, shikojmë babain, në vend të vjehrrës shikojmë nënën dhe në vend të Kunatit shikojmë vëllain.
Kjo është një nga ato gjëra që ti e kupton sa shumë sakrifica ka bërë ky politikan për familjen e tij, duke e lënë në hije për 15 vjet, vetëm për shkak të karrierës.
Merlin Monro ka thënë se hija e familjes është hija më e rëndë në univers, pasi ajo peshon dhe kur ti nuk e shikon.
Dhe kjo u pa sot tek fotot e Lulit. Më në fund ai ka vendosur të shfaqet i vërtetë siç është. Dhe kjo është një kthesë e fortë djathtas. Jo vetëm se e djathta mbështetet tek familja por dhe se familja e tij është e djathtë.
Deri më sot ai e kishte mbështetur aksionin e tij politik tek vjehrri, vjehrra dhe Kunati, meqë janë të majtë dhe mendonte se prej tyre do përfitonte metoda se si të luftojë të majtën.
Sot e ka kuptuar se e vetmja mënyrë të luftosh të majtën është të mbështetesh tek familja. Edhe pse me vonesë Luli e bëri këtë hap, që Babi i Zenit e ka bërë para 30 vjetësh. Urime.