Në seancën plenare të ditës së sotme në Kuvend, deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij është shprehur se projektligji mbi tatimin për të ardhurat ka për qëllim të kthejë në Shqipëri të gjithë pleqtë e vendeve të BE ndërkohë që të rinjtë po largohen jashtë.
“Sa është nr i parashikuar që ka ardhur ky ligj sot në Kuvend i atyre pensionistëve jashtë vendeve të Shqipërisë që pritet të pleqërojnë në këtë vend të lumtur të BE siç është Shqipëria?
Ky ligj a bëhet për të sjellë pleqtë italianë, danezë… në Shqipëri, ta kthejmë Shqipëri në një vend për pleq meqë po largojmë të rinjtë shqiptarë drejt vendeve të tjera?
Çfarë kategorie prek ky ligj sa ndikon për qytetarët shqiptarë dhe çfarë arrihet me këtë ligj?
Të kthejmë Shqipërinë në azil për pleqtë e Romës se boll pleq ka Shqipëria, vetëm pleqtë kanë ngelur në Shqipëri.
Çfarë kategorie njerëzish prek ky ligj?
Do të krijojmë biznese me azile pleqsh në Shqipëri. Mirë do të ishte që propozuesit të shpjegojnë se çfarë qëllimi ka konkretisht ky ligj që do të kalojmë sot. Nëse është ligj për të rinjtë dhe për jo për pleqtë e Evropës. Ta kthejmë vendin në një vend varrezash për të gjithë pleqtë e BE”, ka thënë Murrizi ndër të tjera gjatë fjalës së tij në Kuvend.