Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në vendin tonë, ndërkohë që njerëzit kanë kaluar një natë mes frikës dhe ankthit.
Goditjet kanë pasur lëkundjen e fortë me magnitude 4.9 që u shënua dje në vend, me epiqendër 3 km në Veri të Bubqit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lëkundja e fundit është regjistruar në orën 04:20 me magnitudë 2 dhe me epiqendër 4 km në Veri Perëndim të Bubqit në Fushë Krujë.
Para kësaj, në orën 02:13 një tjetër lëkundje është shënuar në Derven po të Fushë Krujës, me magnitudë 1.5.
Ndërkohë që pas asaj që sizmologët e quajtën pasgoditje të tërmetit të madh të 26 nëntorit, pra lëkundjes me magnitudë 4.9, në vend janë shënuar gjatë natës së 28 janarit 5 lëkundje, me një magnitudë që për fat ka ardhur në ulje.