Nga Anri Bala
Opozita po egërsohet dhe çirret, ndaj mbahuni trima, se do radikalizohet aksioni opozitarë! Jo se pretendojnë të bëjnë çudira, por janë mërzitur e çoroditur dhe e kanë pothuajse të pamundur të presin kaq gjatë për një by*hore, sepse karrige është e shkreta.
Kështu shprehen “ndërvedi”, sepse në shpirt dhe zemër janë sterrosur e blozosur nga ajri i ndotur dhe gazrat e makinave që thithin çdo ditë, duke ndenjur në rrugë si deputet pa parlament… këmbësor.
Të gjithë tashmë u është fikur zëri dhe janë gati të pranojnë çdo gjë, vetëm të rikthehen edhe një herë aty ku dolën të buzëqeshur, duke mos e kuptuar se do qanin e ca do e e “vajtonin me ligje” daljen në rrugë të madhe, ku nuk ka honore dhe honorare, por tym e flakë e tek-tuk edhe ndonjë dajak… nga ligji.
Verën e kaluan si e kaluan, sepse me ca kacidhe nga thesi i fshehur i të mirave të përfituara, kur kishin by*horen e tyre në parlament, gjetën kohën të kridheshin në ujë, që nga Dubrovniku e deri në Karaibe, megjithëse ishin shumë të zënë me marrjen e by*horeve të kryeministrisë.
Por, siç ishte paralajmëruar nga ndërkombëtarët dhe parashikuar nga qytetarët, morën vetë disa gojore (pipza), që tani u fryjnë çdo ditë, për t’i mbushur mendjen vetes se kanë fituar… duke u kthyer aty ku ishin para një viti.
Duke e shtyrë veten deri në limitet e besimit të gënjeshtrës së një gënjeshtari të shquar, që herë hiqet si “guru” e herë si udhëheqës, herë si lider e herë si i udhëhequr, duke i tërhequr për hunde të gjithë ato që i shkojnë pas, e që shiten lirë për një by*hore paralamenti… me të vërtetë që janë bërë për të ardhur nga ç’po heqin.
Duket sikur kanë shitur edhe shpirtin dhe humbur atrsyen, kur arrijnë deri aty sa të besojnë si të vërtetë atë që e dinë shumë mirë që është gënjeshtër… kthimin në pushtet. Ata kurrë nuk mund të hyjnë në zgjedhje të sforcuara, sepse i mungojnë të gjitha parametrat dhe parakushtet për tu futur në një garë me rezultat të paracaktuar.
Një parti, si partia kryesore, e çornganizuar në të gjithë Shqipërinë, me një anëtarësi të mashtruar dhe të përçarë si zogjtë e korbit, as që mund ta mendoj se mund të futet në dyluftim, kur përballë ke një kundërshtar super të organizuar me një pushtet absolut. Ndërsa përsa i përket aleatit të saj më të fuqishëm… teorikisht, praktikisht nëse do e gjykojmë ashtu siç duhet, e ka kundërshtarë politik.
Një grupim partishë, që e quajnë veten opozitë e bashkuar…nuk mund të fitojne me askënd në të vërtetë, vetëm sepse kanë emrin e tillë, sepse nuk ka asgjë që i bashkon nga boshti ideologjik, programi, përkrahësit dhe drejtuesit… kundërshtarë me njëri tjetrin në çdo gjë, por, të bashkuar si ushtarë të ushtrisë së vdekur që numërohen me eshtra, për të marrë të paktën ato copëza të mbretërimit, që i falën nga padituria dhe befasia e kundërshtarit!
Asnjë gramë nga pushteti dhe asnjë qindarkë nga buxheti nuk u ka mbetur… Një opozitë që sot përfaqëson një oganizatë bashkimi interesash, që për inat të vjehrrës po shkon me mullixhiun, kur të uli këmbët duhet ta dijë se është bërë shumë pis… me miell.
Shumë nga ata që dikur i besuan, do ndjehen të tradhëtuar atje ku bluhet… në “mulli”, e për ta turpëruar do i tregojnë gishtin e mesit ish heroinës inatçore, që kurrsesi nuk është gati për tu provuar pa bindur, se ka ndryshuar duke u pastruar nga llumi që e ka mbytur.
Ndaj gënjeshtrave, se jemi gati për zgjedhje që sot, u ka ikur koha! Deklaratat e tyre janë kurvëri politike, sepse ata janë gati të humbin të sigurtë… se edhe do kapin diçka. Nëse nuk do jenë aty ku ishin, ku i lanë b*thoret, të paktën nuk do jenë aty ku janë sot… me gisht në b*th./Ekskluzive.al