Pas s.ulmeve të një aktivisteje të Teatrit dhe më pas LSI-së, k.undër Ambasadës së SHBA, Karmina vendosi të shprehte opinionin e saj, pasi ju duk rast i mirë që të binte në sy, e ndoshta i rikthejnë vizën për në SHBA:
“Pashë një aktiviste që mbronte Teatrin, e cila bëri thirrje të sulmojmë Ambasadën e SHBA.
Ky është një gabim i madh.
Teatri është një godinë e vitit 1938, kurse Ambasada e SHBA një godinë e vitit 1924.
Nëse je dakord të mos prishet një godinë e vitit 1938, si qenke dakord të prishet një godinë e vitit 1924?!
Ky është gabim i rëndë shumë, pasi kështu edhe ne që jemi njerëz të kulturës, zhgënjehemi dhe nuk u shkojmë pas.
Siç ka thënë Merlin Monro, “e vjetra bukurinë nuk e ka tek pamja, por tek shija”, ndaj dhe Ambasada e SHBA fuqinë e ka tek shija që të lë.
Ja për shembull, mua nuk më la shije të mire vitin e kaluar kur kisha ftesë për Kaliforni, tek një nga hotelet që janë sponsorët e mi, dhe më nuk më dhanë vizë dhe as shpjegime.
Por s’ke çfarë i bën.
Nuk mendoj se e ka fajin godina për këtë.
Tani që është ndryshuar ambasadori do provoj sërish, e sërish.
Nuk është e thenë që gjërat të mos ndryshojnë kurrë.
Gjestet nervoze ndaj godinës duhet të shmangen.
Po ashtu, nuk kemi pse shkojmë në ekstremin tjetër, që “nuk na plas për Ambasadën e SHBA”, siç thotë LSI.
Unë dhe Tit Vasili kemi përvoja të hidhura.
Nuk është e lehtë të kesh probleme për shkak të të tjerëve, kur je në kulmin e karrierës, dhe të ta pengojnë atë.
Ndaj do t’u luteshe aktivistëve dhe politikanëve, në emër të njerëzve të kulturës dhe gjithë blogerëve, që të mos s.ulmojnë as ndërtesën dhe as njerëzit e ndërtesës në Ambasadën e SHBA.
Merlin Monro ka thënë, “femrat durojnë pritjen më shumë se hekuri zjarrin”.”