304 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 2730 testime të kryera. Fatkeqëisht kanë humbur jetën 11 qytetarë të moshave 51- 83 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 janë të intubuar.
593 qytetarë fituan betejën me COVID, duke e çuar në 90,617 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, njofton ministria e Shëndetësisë.