Nga Anri Bala
Pas thirrjes së Budinës, se Meta duhet të shpërndaj Parlamentin në rrugë në orën e vajtimit të Teatrit, që tashmë është kthyer në një ritual qesharak dhe pa asnjë kuptim, vazhdon e njëjta thirrje, nga njerëz që duhen sqaruar dhe i’u duhet treguar, se po bëhen qesharak duke trokitur tek tellalli e jo tek shitësi.
Sigurisht që formimi i tyre juridik është po aq i ulët sa ai politik dhe për të mos i fyer po aq edhe ai artistik. Kur them artistik, flitet për regjinë mizerabël të shfaqjes komike të protestave për teatrin e shkretë, që as nuk e kanë pasur të afërm dhe shumica as nuk e kanë njohur dhe as nuk e kanë parë kurrë… por befas sot u dhimbet, aq sa “lotët çurg” i hedhin rrugëve.
Mirëpo, dashje pa dashje duke qenë kaq të tronditur, Meta nuk mund ta anashkaloj kërkesën e tyre, që me thënë të vërtetën e ka mikluar këtë të fundit dhe u bë e disata herë që e përmend nëpër studio televizive kur i vjen radha.
Të thuash se flet përçart gabojmë, por edhe sikur të ketë probleme me njohjen e ligjit, përsëri ai ka një tufë këshilltarësh juridik, që me apo pa dëshirë duhet ta sqarojnë që të mos bëhet qesharak.
Kërkesa e tij për 20 burrat është aq e pakuptimtë sa habit edhe më guximtarin e budallenjve, sepse edhe sikur të çiftëzohen këta 20 burra me Metën, ai përsëri ngelet ai që është… një kryetar shteti formal, tashmë i zhveshur nga të gjitha pushtetet, përveç vendosjeve të dekoratave vend e pa vend.
Mocioni i mosbesimit nuk sjell asgjë të re në parlamentin shqiptar, veçse një shfaqje komike për publikun e vëçantë, që Meta imagjionon dhe u bashkohet, ashtu si paraardhësi i tij, që në fund të vajtojnë për humbjen, vizionin e gabuar dhe rrëzimin nga shkallët e moralit dhe ngjitjen në shkallët e poshtërsisë.
Por megjithatë nuk duhen marrë me shaka kapërcimet mendore në kohë pandemie, sepse frika dhe paniku të bënë të marrësh parasysh rrezikun, e pse jo mos ta provosh edhe kundërshtarin, por edhe veten, kur nuk ke rrugë tjetër shpëtimi. Për veprimet në një çmenduri të pranueshme mund të deklarosh pa u skuqur e zverdhur, se isha nën efektet e tempraturës pa e ditur se isha prekur nga Covid-19.
Kurse Fevziu na bëri një dëm të madh, që nuk u bind të bëhej “kryeministër”, sepse me ministra si Çimi e Fahriu, Lubonja e Bushati, Rakipi e Rakipllari, Gjekmarkaj e Lela, Marku e Tela, ky vend do merrte medalje pafund në konkurset e lehjes botërore, të të gjithë racave të lehësve. Mospranimi i Fevzos është ekuacion i pazgjidhur i Metës: Kush do jetë kryeministri i ëndrrave të tij, që me patjetër duhet të jetë sozia e tij dhe pse jo ai vetë. Ai e ka kuptuar, se kur një ëndërr e shikon çdo ditë dhe si gënjeshtar e persërit kudo, ke bindur edhe veten se është e vërtetë e jo më dëgjuesit.
Por nuk e kuptojmë përse i vuri stërkëmbësh vetes, kur mund të rrëzohej edhe pa thyer kokën! Antiamerikanizmi i tij i kalon caqet e delirit të madhështisë dhe mburrja me hijen do i sjell pasoja të pariparueshme personale dhe familjare. Fyerja që i bëri përfaqësueses së SHBA, duke i nxjerr në takim një nga këshilltarët e tij, që ka pasur probleme të rënda me drejtësinë, ishte një skandal diplomatik dhe një sfidë e hapur, që as një mendje e çakorduar nuk e imagjinon. Duke i përjashtur të gjitha, më e pakta për kortezi, në respekt të një diplomateje femër, ai nuk mund t’ia jepte vetes një kënaqësi të tillë… sfidën.
Meqë veten po e kënaq me këto brockulla, na lind e drejta të pyesim: A mund ta shpërndaj parlamentin Ilir Meta?! Kurrë! Vetëm në rastin kur për qeverinë kërkohet mocion mosbesimi nga ato 20 burrat që po i kërkon Meta, e që i kanë humbur në errësirë, por ai i kërkon në dritë dhe i humbasin rrugës. Por edhe nëse ndodh kështu, kërkesën dhe mocionin e mosbesimit e bënë parlamenti, ndërsa presidenti kukull është thjesht për të noterizuar kërkesën. Pra jo 20 por edhe 40 burra t’i bashkohen “burit” Meta, ai kurrë nuk mund ta ketë kënaqësinë që të firmosi shpërndarjen e parlamentit, produkt i të cilit është. E vetmja alternativë që i ka mbetur është, që të presi shkarkimin e tij dhëmbështrënguar dhe të përgatitet për më të keqen… byzylykët e merituar nga drejtësia./Ekskluzive.al